3 February 2020

Recommendations For Violations From The Structures Of The State Police 2019


Recommendations For Violations From The Structures Of The State Police 2019

Rekomandim për përmirësimin e Procedurës Standarde “Për pranimin në Akademinë e Sigurisë. Afatet dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit, verifikimit dhe ankimit të aplikantëve”, miratuar me urdhrin nr. 984, datë 17.12.2015 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rekomandim për përgatitjen dhe miratimin e një procedure standarde për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit në rastet kur janë të pranishëm fëmijët.

Rekomandim për pajisjen e shtetasit A.M. me certifikatën e punonjësit të shërbimit në Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike

Rekomandim për marrjen e masave për miratimin e disa akteve normative në bazë dhe zbatim të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe masave të nevojshme administrative me qëllim respektimin e të drejtave ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit të DVP Tiranë dhe të DPPSH, si dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, për veprat penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare” dhe të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga nenet 250, 300 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Rekomandim për mbështetjen me forca të Policisë së Shtetit të përmbaruesit gjyqësor gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor në favor të shtetasit F.B..

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit që kanë shkuar në ndihmë të DVP Dibër, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar, si dhe ndaj drejtuesit të Komisariatit të Policisë Dibër për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të ndryshuar.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit të procedimit penal ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të FNSH-së, për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga nenet 250 e 25 të Kodit Penal, me pasoja në dëmtimin e shëndetit të shtetasit A.K.”

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit të DVP Tiranë dhe të DPPSH, si dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, për veprat penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare” dhe të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga nenet 250, 300 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Rekomandim për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë A. P, efektiv i Komisariatit të Policisë Durrës.

Rekomandim për revokimin e vendimit të datës 05.02.2019 të komisionit përkatës të DVKM Tiranë për pjesën e vendosjes së gjobës administrative aplikueses O.A.E.G.-L..