9 Qershor 2023

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Ankesat që i adresohen Avokatit të Popullit vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore, zona të ndryshme gjeografike dhe u përkasin fushave të ndryshme të veprimtarisë. Secili nga këta elementë theksohen nga dërguesit e ankesave e për këtë arsye, ne jemi në gjendje të krijojmë një pasqyrë të përafërt të realitetit të shqetësimeve të qytetarëve.

Nga përvoja shumëvjeçare e Avokatit të Popullit me trajtimin e ankesave nga qytetarët, vërehet se një nga elementët që identifikohet më pak në këto ankesa, është përkatësia gjinore e ankuesve.

Duke u nisur nga këto të dhëna, kemi përpunuar paraqitjen e mëposhtme grafike të rekomandimeve të adresuara në vitet 2020, 2021 dhe 2022 sipas gjinisë së ankuesit.

Vërehet se numri i rekomandimeve që adresojnë ankesa të ardhura nga meshkujt janë shumëfish më të larta se ato nga femrat.

Avokati i Popullit i nxit gratë dhe vajzat që të jenë sa më aktive në identifikimin dhe denoncimin e padrejtësisë kudo që ato e hasin atë, si dhe të paraqesin pa asnjë ngurrim ankesat e tyre për këto padrejtësi, pranë institucioneve të pavarura në mbrojtje të të drejtave të njeriut, siç është Avokati i Popullit.