3 Dhjetor 2021

Avokatja E Popullit Të Shqipërisë Rizgjidhet Pjesë E Strukturave Drejtuese Të Dy Institucioneve Të Rëndësishme Ndërkombëtare


AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË RIZGJIDHET PJESË E STRUKTURAVE DREJTUESE TË DY INSTITUCIONEVE TË RËNDËSISHME NDËRKOMBËTARE

Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca u rizgjodh sot anëtare e bordit të dy organizmave të rëndësishme të rrjetit të institucioneve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Europë.

Asambleja përfundimtare e Përgjithshme Rrjetit Europian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (European Network of National Human Rights Institutions - ENNHRI) për vitin 2021 u zhvillua sot, duke zgjedhur në strukturat drejtuese përfaqësues nga anëtarët e ENNHRI-t në të gjithë Europën.

Takimi rezultoi në miratimin e Planit të ri Strategjik të ENNHRI-t dhe zgjedhjen e zyrtarëve të rinj për pozitat vendimtare qeverisëse të ENNHRI-t dhe GANHRI-t (Global Alliance of National Human Rights Institutions).

Ai gjithashtu dha një shans për të kryer një vështrim retrospektiv në arritjet e këtij viti.

Anëtarët e ENNHRI zgjodhën Kryetarin e ri të ENNHRI-t, anëtarët e Bordit, Kryetarin e Komisionit të Financës dhe anëtarët e Komitetit të Financave, si dhe pozitat e qeverisjes dhe përfaqësuesit e GANHRI-t për funksione të ndryshme të GANHRI-t.

Avokatja e Popullit të Shqipërisë mori përkrahje dhe është rizgjedhur për postet qeverisëse si të ENNHRI-t edhe të GANHRI-t.

Mandati në anëtarësinë e këtyre strukturave nis në Mars 2022 dhe zgjat për tre vjet.