8 Nëntor 2021

Fushatë Globale E Komisionerit Të Lartë Të Okb Për Të Drejtat E Njeriut


FUSHATË GLOBALE E KOMISIONERIT TË LARTË TË OKB PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, nis fushatën Globale të Thirrjes për Nominime për Përfaqësues Special të Sekretarit të Përgjithshëm (SRSG) dhe Zëvendës Përfaqësuesit Special i Sekretarit të Përgjithshëm (DSRSG) në misionet e veçanta politike dhe ato paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Kjo fushatë Globale synon të ruajë progresin drejt objektivave të barazisë gjinore dhe shpërndarjes së barabartë gjeografike në të gjithë Organizatën duke paraqitur një mundësi për shtetet anëtare që të kontribuojnë në këtë përpjekje kolektive dhe të propozojnë kandidatët më të përshtatshëm për pozita të larta drejtuese në këtë fushë.

Thirrja Globale e vitit 2021 është e hapur për kandidatët nga shtetet anëtare, organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Për të pasur një gamë të larmishme të zgjedhurish në grupin e talenteve të lidershipit, Roli dhe cilësia e një përfaqësuesi special dhe udhëheqësi të misionit paqeruajtës kërkon një status politik dhe aftësi të mira ndërmjetësuese për të kryer përfaqësimin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Fushata është e hapur për nominime/aplikime deri më 15 nëntor 2021.

Për më shumë informacion, rreth thirrjes së fushatës Global Call, (duke përfshirë kërkesat për rolin, dhe për të nominuar ose për të aplikuar), mund të vizitoni: www.un.org/globalcall