17 Maj 2021

Deklaratë E Avokatit Të Popullit Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë Dhe Bifobisë – Idahot


Deklaratë e Avokatit të Popullit në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë – IDAHOT

Avokati i Popullit vlerëson zhvillimet pozitive dhe masat që janë ndërmarë kundër diskriminimit të personave LGBTI në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit.

Avokati i Popullit vëren se pavarësisht hapave pozitivë, mbetet ende shumë për t'u bërë. Margjinalizimi në vendin e punës, dhuna në familje, ngacmimi në klasë dhe ligjet përjashtuese ende vazhdojnë dhe sot ka ardhur koha që të përfundojnë.

Avokati i Popullit bën thirrje për përfundimin e menjëhershëm të të gjitha formave të dhunës dhe praktikave diskriminuese kundër personave LGBTI, duke institucionalizuar njohjen ligjore, shfuqizuar ligjet ndëshkuese, duke siguruar që krimet e urrejtjes të ndiqen penalisht dhe duke shumëzuar kanalet e avokimit për të shkaktuar ndryshime të thella në qëndrime.

Avokati i Popullit kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe avokatët LGBTI në mënyrë që të rekomandojnë se si të avancohet më tej në këtë kauzë.

Avokati i Popullit së bashku me shoqërinë civile do të vijojë të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën dhe diskriminimin me bazë homofobinë dhe transfobinë dhe për të mobilizuar njerëzit në Shqipëri për të ndaluar dhunën dhe diskriminimin ndaj personave lezbike, gej, biseksualë, transeksualë dhe interseks (LGBTI)