7 Tetor 2019

Avokati I Popullit Ndjek Ankesat E Banorëve Të Laknasit Që Kundërshtojnë Shkatërrimin E Zonës Pyjore


AVOKATI I POPULLIT NDJEK ANKESAT E BANORËVE TË LAKNASIT QË KUNDËRSHTOJNË SHKATËRRIMIN E ZONËS PYJORE

Një grup pune i Avokatit të Popullit ka vizituar zonën e Laknasit në Tiranë dhe ka marrë takim me një grup banorësh të cilët kundërshtojnë një projekt për ndërtimin e një objekti agrobiznesi.

Sipas banorëve, leja për të ndërtuar një therrtore në zonën e Laknasit është dhënë në një truall publik duke shkatërruar dhe prerë pyllin që mbron pronat dhe pasuritë e 150 familjeve të asaj zone.

Grupi i ekspertëve të Avokatit të Popullit ka nisur procesin e shqyrtimit të ankesave të banorëve dhe pasi është njohur me situatën, ka kërkuar paraqitjen e dokumentacionit nga ana e banorëve për të nisur hetimin përkatës.

Nga një verifikim paraprak, ankesat kryesore të banorëve konstatojnë në faktin se ndërtimi i ri, dëmton pasurinë publike pyll, dëmton ambientin dhe shkel distancat urbanistike nga shtëpitë e banorëve dhe shtrati i lumit.