1 Tetor 2019

Avokati I Popullit Ben Thirrje Per Permiresim Te Statusit Te Te Moshuarve Ne Diten E Tyre Nderkombetare


AVOKATI I POPULLIT BEN THIRRJE PER PERMIRESIM TE STATUSIT TE TE MOSHUARVE NE DITEN E TYRE NDERKOMBETARE

Sot, më 1 Tetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për vlerat dhe kontributin e tyre dhënë ndër vite.

Avokati i Popullit, si një institucion që garanton të drejtat dhe liritë themelore te njeriut, ka në prioritetet e punës së tij edhe mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve, Duke i vlerësuar të moshuarit për autoritetin e tyre, mençurinë, përvojën jetësore, duhet të eliminojme neglizhencën dhe përjashtimin e tyre si pjesë përbërëse e familjes dhe e komunitetit,

Pensionet e pleqërisë në Shqipëri aktualisht janë të pamjaftueshme për nje pjese te madhe te popullsise dhe nuk mbështeten në koston reale të jetesës.

Për të garantuar të drejtat e të moshuarve, për siguri sociale, për të punuar, për akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor, për një transport falas për të moshuarit mbi moshën 70 vjeç etj, kërkohet miratimi i Statusit te Moshës së Tretë. Ndër vite kemi kërkuar me insistim nga administrata shtetërore dhe veçanerisht ministritë e linjës, miratimin e Statusit të Moshës së Tretë.

Një tjetër shqetësim që lidhet drejtpërsëdrejti me shpërblimin e punës së disa dekadave për të moshuarit është edhe deklarimi i minimumit jetik në Shqipëri. Kjo gjë ende nuk është bërë e mundur, pavarësisht rekomandimeve tona të përsëritura.

Shteti dhe vetë shoqëria shqiptare duhet të vazhdojnë të forcojnë mekanizmat socialë dhe ekonomike në mbështjetje të të moshuarve.