27 Qershor 2026

Avokati I Popullit: Bashkitë Të Lidhin Vetë Kontrata Qiraje Për Banesat Që U Shpërndahen Shtresave Në Nevojë


Avokati i Popullit: Bashkitë të lidhin vetë kontrata qiraje për banesat që u shpërndahen shtresave në nevojë

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u takua me aktivistët e organizatave "Qendra për Fuqizim dhe Organizim Komunitar" dhe "Qendra për Advokim Social". 

Në fokus të këtij takimi ishte thjeshtimi i procedurave të programeve të strehimit social në vend.

​Avokati i Popullit do t’u kërkojë bashkive të lidhin direkt kontratën e qirasë me qiradhënësit socialë, për skemën e bonusit të qirasë.

​Ky ndryshim procedural synon eliminimin e disa pengesave që sot lënë jashtë skemës së bonusit të qirasë shumë familje që duhet të përfitonin prej saj.

​Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete ligjore dhe institucionale që mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat sociale të qytetarëve.