25 Mars 2024

Çdo Datë 25 E Muajit Është Portokalli


Çdo datë 25 e muajit është PORTOKALLI

Arritje të rëndësishme janë shënuar ndër vite në jetën politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore për gratë dhe vajzat. Shumë vajza të reja dhe gra na kanë bërë krenarë/krenare me talentin e tyre në shkencë, art e kulturë apo kanë treguar rezultate të larta në fusha të tjera të cilat tradicionalisht mbeten domen i burrave. Shumë gra e vajza të tjera janë shembull frymëzimi për përkushtimin dhe kontributin në botën e punës, komunitet e familje.

 

Referuar Botimit “Burra dhe Gra në Shqipëri”, Indeksi i Pabarazisë Gjinore për vitin 2022 në Shqipëri është ulur në 0,06 nga 0,09 që shënonte një vit më pare. Kjo tregon një humbje në zhvillimin njerëzor si rezultat i pabarazisë gjinore prej 6,0 %.