20 Mars 2019

Avokati I Popullit Uron Me Rastin E Ditës Botërore Të Frankofonisë


AVOKATI I POPULLIT URON ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FRANKOFONISË

Me rastin e ditës botërore të frankofonisë Avokatja e Popullit u ftua për të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për celebrimin e kësaj dite.

Si anëtar i Shoqatës së Ombudsmanëve Frankofonë, institucioni i Avokatit të Popullit të Shqipërisë shpreh urimet për ditën e frankofonisë si një element i rëndësishëm bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar.

Me 20 mars 2019, si çdo vit, 300 milionë frankofonë të shpërndarë në 5 kontinente festojnë gjuhën e përbashkët dhe diversitetin e tyre me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Kjo datë është si referencë e firmosjes në Niamey më 20 mars 1970 të kushtetutës e cila solli krijimin e Agjensisë së Bashkëpunimit kulturor dhe teknik e cila me vonë do të njihej si Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë. Pra ne vitin 2020 do të mbushë 50 vjet.

Shoqata e Ombudsmanëve dhe ndërmjetësve të Frankofonisë (AOMF) është një nga rrjetet institucionale pjesëtare të OIF. Ajo festoi 20 vite ekzistencë në 20 maj 2018.

Në fakt ideja për të krijuar një shoqatë që do të bënte bashkë ombudsmanë dhe ndërmjetës të Frankofonisë u hodh në tetorin e 1996, në konferencën e gjashtë ndërkombëtare të Institutit ndërkombëtar të Ombudsmans në Buenos Aires, Argjentinë nga Avokati i popullit në Kebek, Daniel Jacoby dhe Ndërmjetësi i Republikës franceze, Jacques Pelletier. 

Qëllimi i tyre ishte të lejonin një ndihmë reciproke dhe më shumë koordinim ndërmjet vëndeve Frankofone mbi cështjen e të drejtave të Njeriut. Ajo gjithashtu përmbante zhvillimin e angazhimit demokratik, të përmirësonte ndërhyrjet si dhe të përforconte zyrat e Ombudsmanëve dhe ndërmjetësve të Frankofonisë.

Ky vizion mori formë në saj të mbështetjes financiare të Agjencisë së Frankofonisë, që nga takimi i parë i Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësve të Frankofonisë i mbajtur në në Kebek nga 9 deri më 12 qershor 1997. Statuti i AOMF-së zyrtarisht u pranua nga 18 themeluesit në maj të 1998 në Nouakchott, Mauritani.

20 vite më pas AOMF numëron 50 institucione anëtare,të shpërndara në Europë, Afrikë, Amerikë dhe Oqeani. Ajo vazhdon të inkurajojë zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve të ndërmjetësimit të pavarur në Frankofoni dhe bashkë me institucionet anëtare, punojnë cdo ditë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike të Shteteve anëtare, një objektiv i pandashëm i mbrojtjes së të drejtave themelore.

Në nëntor të 2018, që nga kongresi i dhjetë i shoqatës, anëtarët firmosën Deklaratën e Namurit.

Bashkësia e anëtarëve ka marrë disa angazhime dhe i kërkuan bashkërisht Shteteve dhe qeverive dhe të ndërmarrin katër veprime të mëdha si më poshtë :

· Të mbështesin dhe mbrojnë institucionet e ndërmjetësve/ombudsmanëve duke nënshkruar ekzistencën e tyre në Kushtetutë, duke garantuar pavarësinë e tyre dhe duke i dhënë mjete për të funksionuar në mbështetje të ligjeve të përgjithshme tëë pranuara në nivel ndërkombëtar.

· Angazhimin konkret në një strategji për një shtet të hapur duke përfshirë ndërmjetës/ombudsmanë si arsye e rolit të tyre si institucion i cili ndihmon ne forcimin dhe restaurimin e besimit në shërbimet publike.

· Promovimin dhe realizimin e një shoqërie përfshirëse në të cilën cdo njeri,pa marrë parasysh origjinën, situatën dhe orientimin, përfiton mbrojtjen nga Shteti, solidaritet ndërpersonal dhe respektimin e të drejtave themelore, në vecanti kur gjendet në një situatë dobësie apo bën pjesë e një minoriteti.

· Të përfshihen në mënyrë eksplicite aftësitë në cështjë të të drejtave të fëmijëve në mandatin legjislativ të ndërmjetësve/Ombudsmanëve ose të krijohen institucione të vecanta të mbrojtësve për të drejtat e fëmijëve.

Komunikimi brenda Shoqatës si dhe me bashkëbiseduesit e jashtëm mbetet një faktor kyç në arritjen e objektivave.

Me rastin e kësaj Dite Ndërkombëtare të Frankofonisë, AOMF përsërit mbështetjen e saj për Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe përkujton vendosmërinë dhe angazhimin e saj për vazhdimin e Deklaratës së Bamakos, të miratuar në vitin 2000 nga Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive frëngjishtfolëse, veçanërisht në angazhimet e bëra për të promovuar një kulturë demokratike të brendshme dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut.