23 February 2021

Rekomandime Drejtuar Sistemit Te Burgjeve Dhe Paraburgimit 2020


Rekomandime drejtuar sistemit te  burgjeve dhe paraburgimit 2020

Rekomandohet pajisja e IEVP Tepelene me autoambulancë si dhe mbajtja e procesverbalit nga stafi përgjegjës në rastet kur i burgosuri refuzon të marrë trajtim mjekësor ose të kryejë ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku

Rekomandohet respektimi i procedurës për dhënien e masës disiplinore ndaj punonjësit të policisë së burgjeve (rasti i ish punonjësit E. D.) për sa i përket komunikimit të vendimit dhe saktësisë së mbajtjes së dokumentacionit

Rekomandohet zbatimi i procedurës për dhënien e masës disiplinore ndaj punonjësit të policisë së burgjeve (rasti i ish punonjësit A. P.) si dhe ndryshimi i Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 3125/1, datë 4.9.2009 “Për miratimin e rregullores "Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për marrëdhënien e punës, trajnimin, ecurinë në karrierë dhe dhënien e masave disiplinore për punonjësit e policisë së burgjeve”.

Rekomandohet dërgimi i të paraburgosurës B. G. për vizitë të specializuar dhe garantimi i të drejtës së saj për informim si dhe për të bërë kërkesa/ankesa sipas formës dhe procedurës së përcaktuar në ligj.

Rekomandim për shfuqizimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nr. 4218 prot., datë 13.05.2019 "Për administrimin e telefonatave që kryhen nga të dënuarit dhe paraburgosurit në IEVP".

Rekomandohet bashkërendimi i punës për të përditësuar të dhënat që merren nëpërmjet shërbimit elektronik e-Albania

Rekomandohet ndryshimi i udhëzimeve të dhëna nëpërmjet shkresës Nr.9657 Prot., datë 18.10.2017 “Tërheqje vëmendje mbi problematikat e konstatuara në lidhje me praktikat e lejeve shpërblyese në IEVP” duke njehsuar praktikën në përputhje me legjislacionin që rregullon kriteret e dhënies së lejeve shpërblyese.

Përsëritje e rekomandimit lidhur me respektimin e të drejtës ligjore për dhënien e lejes shpërblyese të dënuarve me burgim të cilët plotësojnë kriteret ligjore.

Rekomandim për vlerësimin dhe argumentimin në mënyrë të drejtë e proporcionale të kërkesave të të dënuarve, me qëllim respektimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor.