11 January 2021

Rekomandime Mbi Çështjet E Përmbarimit


Rekomandime mbi çështjet e përmbarimit

Rekomandohet kërkimi i mbështetjes prej Inspektoriatit Kombëtar për Mjedisin dhe Territorin me mjeteve dhe fuqi punëtore, në procesin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv nr.1635, datë 20.02.2017, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Vlorë

Rekomandohet analizimi i situatës në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit të Vendimit Gjyqësor të formës së prerë nr.2137, datë 21.12.2017, të dhënë prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe marrja e masave administrative që kjo situatë të mos përsëritet më në të ardhmen. Rekomandohet vijimi i kryerjes së veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e detyrueshëm të Vendimit Gjyqësor të formës së prerë nr.2137, datë 21.12.2017, të dhënë prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Rekomandohet marrja e masave për ekzekutimin pa vonesë, brenda një afati të arsyeshëm dhe në përputhje me parashikimet e K.Pr.C. të Vendimit Gjyqësor nr.335, datë 28.02.2019, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës

Rekomandohet ndërprerja e veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e detyrueshëm të Vendimit Gjyqësor Civil të formës së prerë nr. 6841, datë 21.09.2015 të dhënë prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, dhe lënë në fuqi prej Gjykatës së Apelit, Tiranë, me Vendimin nr. 1841, datë 18.07.2017, me objekt midis të tjerave : “Detyrim për kthim të hollash”.

Rekomandohet ushtrimi i kompetencave në procesin e ekzekutimit të Vendimit Gjyqësor Civil të formës së prerë nr.8003, datë 11.10.2016, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, sikurse parashikuar në nenin 606 të K.Pr.C., ndaj palës debitore si dhe çdo personi tjetër.

Rekomandohet kryerja e veprimeve përmbarimore për lirimin dhe dorëzimin e objektit ndërtuar prej palës gjyqbjerrëse (debitore) mbi parcelën nr.50/3, me sipërfaqe 21275m2, pronë e gjyqfituesit V.M.

Rekomandohet marrja e masave sa më parë e mundshme për nxjerrjen e udhëzimit për përcaktimin e metodologjisë në caktimin e vlerës së sendit të sekustruar prej Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, konform parashikimit të kryer në nenin 7 dhe 11 të ligjit 114/2016,“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Rekomandohet marrja e nismës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj personit përgjegjës në Zyrën e Përbarimit, Lushnje, i cili nuk përmbush detyrimin ligjor për dhënien e informacionit të kërkuar.

Rekomandohet kryerja e procedurës përmbarimore për refuzimin e kryerjes së veprimeve për ekzekutimin e detyrueshëm të Vendimit Gjyqësor Penal të formës së prerë nr. 1679, datë 12.12.2013, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Rekomandohet marrja e masave sa më parë e mundshme për nxjerrjen e udhëzimit për përcaktimin e metodologjisë në caktimin e vlerës së sendit të sekustruar prej Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, konform parashikimit të kryer në nenin 7 dhe 11 të ligjit 114/2016,“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.