10 May 2018

Zhvillohet Takim I Avokates Së Popullit Erinda Ballanca Me Dy Komisionerët E Mbrojtjes Së Të Drejtave Të Njeriut Në Shqipëri


ZHVILLOHET TAKIM I AVOKATES SË POPULLIT ERINDA BALLANCA ME DY KOMISIONERËT E MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI

ZHVILLOHET TAKIM I AVOKATES SË POPULLIT ERINDA BALLANCA ME DY KOMISIONERËT E MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI

Me ftesë të Komisionerit të ri për Mbrojten nga Diskriminimi, Robert Gajda, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, zhvilloi një takim në zyrën e tij.

Takimit iu bashkua edhe Komisioneri i së Drejtës së Informimit dhe Mbrojtes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

Në takimin e përbashkët, tre përfaqësuesit e institucioneve më të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri diskutuan mbi çështje në fokus të punës së tyre.

Përpos përpjekjeve dhe koordinimit për një mbrojtje dhe promovim sa më të mirë të të drejtave civile në Shqipëri, ata diskutuan edhe për probleme të përbashkëta që shqetësojnë institucionet e pavarura siç janë : pamjaftueshmëria e fondeve buxhetore, nevoja për të gjeneruar projekte me organizma ndërkombëtarë me qëllim rritjen e buxheteve përkatëse, numri i kufizuar i burimeve njerëzore, cilësia e ambienteve të punës, etj.

Të tria palët shprehën vullnetin e tyre për bashkëpunim. Institucioni i Avokatit të Popullit ka tashmë të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me zyrën e Komisionerit të së Drejtës së Informimit, prandaj gjatë takimit u vendos që e njëjta gjë të kryhet brenda muajit maj edhe me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.