20 November 2018

Shënohet Me Veprimtari Dita Ndërkombëtare E Të Drejtave Të Fëmijëve


Shënohet me veprimtari dita ndërkombëtare e të drejtave të Fëmijëve

SHËNOHET ME VEPRIMTARI DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, 20 nëntor 2018, institucioni i Avokatit të Popullit mori pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Deegacioni i BE-së në Shqipëri, UNICEF, Save the Children, Terre Des Hommes, World Vision, ku rreth 200 fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, kryesisht nga rajoni i Bashkisë Mat, advokuan dhe iu adresuan institucioneve qendrore e atyre vendore, mbi çështjet që I shqetësojnë ata në fushën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve, shëndetësisë dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në çdo proces vendimmarres qe i afekton ata drejtepersedrejti ose jo. 
Aktiviteti “Dëgjo zërin tim” synoi të sensibilizojë shoqerinë tonë mbi rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve, me fokus fëmijët në nevojë, mobilizimin e fëmijëve për të ngritur zërin dhe për të adresuar çështjet në lidhje me realizimin e të drejtave të tyre, si dhe promovimin e pjesëmarrjes kuptimplotë të fëmijëve në shkollë dhe komunitet.#UniversalChildrensDay 
Ne kete veprimtari, komisioneri per Mbrojtjen dhe Promovimin e te Drejtave te Femijeve ne institucionin e Avokatit te Popullit, znj. Nejla Peka i siguroi dhe garantoi femijet se Avokati i Popullit do te jete gjithmone nje dere e hapur per ta, sa here qe ata do te kene nevoje qe zeri i tyre, jo vetem te degjohet, por jehona e tij te jete kambane per çdo institucion shteteror qe ka per detyre garantimin e interesit me te larte te femijeve.