1 August 2018

Avokati I Popullit Nis Hetimin Pas Dhunimit Të Një Shtetasi Në Ievp-Në E Fushë Krujës.


Avokati i Popullit nis hetimin pas dhunimit të një shtetasi në IEVP-në e Fushë Krujës.

Avokati i Popullit nis hetimin pas dhunimit të një shtetasi në IEVP-në e Fushë Krujës.

 

Avokati i Popullit, zj. Erinda Ballanca, ka urdhëruar dje nisjen e hetimit administrativ me inisiativë, për ngjarjen e rëndë, ku shtetasi i dënuar A. L. rezulton të jetë dhunuar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fushë Krujë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pasi u njohen nga raportimet e mediave për ushtrim dhune (sipas mediave i dënuari mund të jetë dhunuar nga punonjës të policisë së burgjeve), nisën verifikimet përkatëse në përputhje me kompetencat që i njeh ligji. Ata morën kontakt si me shtetasin e dëmtuar, ashtu edhe me autoritetet drejtuese të IEVP Fushë Krujë. Gjatë vizitës në këtë IEVP merrnin pjesë edhe dy përfaqësues të Komitetit shqiptar të Helsinkit.

Ekspertët e Avokatit të Popullit rekomanduan sot bërjen e një ekspertimi tjetër mjeko-ligjor dhe pas kryerjes edhe të disa veprimeve të tjera të nevojshme, Avokati i Popullit do të paraqesë rekomandimet përkatëse, për marrjen e masave konkrete lidhur me ngjarjen.

 

                                                                                                                                  Tiranë 01.08.2018