29 Tetor 2025

Rekomandime Mbi Sistemin Shëndetësor 2025


Rekomandime Mbi Sistemin Shëndetësor 2025

Rekomandim për marrjen e masave të menjëherëshme për zgjerimin e marrëveshjes ose nënshkrimin e një protokolli shtesë, duke garantuar shërbimin e shtetasve kosovarë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së RSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë së RK, për ofrimin falas të shërbimit të hemodializës për shtetasit kosovar, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Shqipëri,në një kohë të caktuar në Shqipëri

Rekomandohet marrja e masave të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të Qendrës Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Rekomandim për përfshirjen e medikamentit Skyclarys (omaveloxolone), në listën e medikamenteve të rimbursueshme, pasi kategoria e pacientëve që vuajnë nga sëmundja “Ataksia e Friedreich”, përmbush kriteret mjeksore, ekonomike dhe sociale, për përfitimin e medikamentit të sipërcituar.

Rekomandim për marrjen e masave të menjëhershme për adresimin e nevojave të pacientëve me diagnozën e kancerit të gjirit.

Rekomandohet marrja e masave për përmirësimin e infrastrukturës në disa shërbime të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik, “Koço Gliozheni”, Tiranë.

Rekomandohet marrja e masave të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të Spitalit Rajonal Kukës.

Rekomandohet marrja e masave për zbatimin e vendimit gjyqësor në përputhje me kuadrin ligjor aktual për trajtimin financiar në administratën publike.