28 Qershor 2022

Zhvillohet Tryezë Konsultative Dhe Prezantuese E Studimit Mbi Ndihmën Ekonomike


ZHVILLOHET TRYEZË KONSULTATIVE DHE PREZANTUESE E STUDIMIT MBI NDIHMËN EKONOMIKE

Avokati i Popullit në bashkëpunim me Komisionerin për mbrojtjen nga Diskriminimi, UNDP dhe Ambasadën e Austrisë organizoi sot një tryezë ku u trajtua raporti i konsultimit mbi studimin “Vlerësim mbi qasjen dhe përdorimin familjar të transfertave të mbrojtjes sociale”

https://www.undp.org/.../Vler%C3%ABsim%20mbi%20qasjen...

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të sipërpërmendura si dhe të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë, qeveria, shoqëria civile etj.

Raporti u përpilua nga një grup ekspertësh dhe përmban edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e legjislacionit dhe praktikave në lidhje me ndihmën ekonomike ndaj shtresave vulnerabël.