9 Maj 2022

Avokati I Popullit Uron Me Rastin E Ditës Së Europës


AVOKATI I POPULLIT URON ME RASTIN E DITËS SË EUROPËS

Dita e Europës në 9 Majin e këtij viti e vendos Europën përballë një këndvështrimi të ri mbi atë çka nënkupton me të vërtetë Europa.

Përkujtimi i fitores mbi fashizmin dhe themelimit të vizionit të Bashkimit Europian vjen në një periudhë të errët të ringjalljes së pasigurisë së paraluftës dhe vendosjes në pikëpyetje të vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërimit mes popujve.

Këtë 9 Maj, është momenti për të rikonfirmuar besnikërinë tonë ndaj europianizmit dhe përbuzjen ndaj shpërfaqjes brutale të despotizmit dhe ekspansionizmit.

Duke uruar Ditën e Europës, Avokati i Popullit në Shqipëri, institucioni më i madh i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, riafirmon angazhimin tek vlerat europiane dhe shpreh besimin se drejtësia e humanizmi do të ngadhënjejnë.