7 Janar 2021

Avokatja E Popullit Takohet Me Ambasadoren E Francës


AVOKATJA E POPULLIT TAKOHET ME AMBASADOREN E FRANCËS

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca priti në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq. Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës ishin temë e këtij takimi në të cilin Avokatja e Popullit Ballanca e falënderoi mysafiren për ndihmën dhe kujdesin që ambasada e këtij vendi mik ka treguar për vendin tonë e veçanërisht për institucionin e Avokatit të Popullit në Shqipëri.

Bashkëbisedueset u fokusuan në rëndësinë që ka respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në arritjen e një standardi demokracie për vendin tonë, të atillë që do të lehtësojë përparimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj integrues drejt BE.

Të dyja palët ranë dakord për ta forcuar bashkëpunimin dhe për t'i shtuar marrdhëniet sidomos në kushtet e përpjekjeve globale për përballimin e pandemisë së Covid-19.