29 Qershor 2020

Avokatja E Popullit Erinda Ballanca Zhvilloi Vizitë Në Institucionin E Avokatit Të Popullit Në Kosovë


AVOKATJA E POPULLIT ERINDA BALLANCA ZHVILLOI VIZITË NË INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT NË KOSOVË

Avokatja e Popullit e Republikës së Shqipërisë Erinda Ballanca vizitoi sot zyrën homologe të Avokatit të Popullit të Kosovës. Ajo shoqërohej nga Komisionerja e Seksionit të përgjithshëm në këtë institucion, Vilma Shurdha.

Vizita u krye teksa Avokati i Popullit të Kosovës Hilmi Jashari është në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar në krye të këtij institucioni.

Avokatja e Popullit Ballanca e falënderoi zotin Jashari për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën reciproke që dy institucionet tona kanë kultivuar gjatë mandatit të tij dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë domosdoshmërisht edhe në të ardhmen, pasi dy institucionet tona të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe Kosovë e kanë detyrim të jenë komplementare.

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, e falënderoi Avokaten e Popullit për vizitën dhe u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me institucionin tonë.