10 Dhjetor 2019

Avokati I Popullit Përkujton 71 Vjetorin E Konventës Ndërkombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut


AVOKATI I POPULLIT PËRKUJTON 71 VJETORIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Përkujtohet sot 71-vjetori i Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Dokumenti universal u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Paris.

Hartimi i saj lindi si një pëgjigje e komunitetit global menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, duke zyrtarizuar për të gjitha kombet detyrimin ligjor të mbrojtjes së të drejtave themelore të të gjithë njerëzve.

Dhe tashmë, prej mëse shtatë dekadash ajo ka marrë fuqinë e një ligji ndërkombëtar, i cili ka gjetur zbatimin e tij edhe në vendin tonë. Shqipëria e ratifikoi në vitin 1996 këtë konventë nderkombëtare, me detyrimin për të respektuar të drejtat e njeriut si të tilla.

Institucioni i Avokatit të Popullit, si institucioni më i madh i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri, e përkujton sot këtë ditë dhe bën thirrje për rritje të angazhimit të gjithanshëm për shndërrimin e këtyre të drejtave në një realitet të përditshëm.