Avokati I Popullit, Reagon Lidhur Me Arrestimin E Avokatit Ulian Barjami

Avokati i Popullit, pas marrjes dijeni nga mediat lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan, referuar rëndësisë së respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të të gjithë aktorëve në sallën e gjyqit reagon si më poshtë vijon:
Institucioni tërheq vëmendjen se në çdo sallë gjyqi, të gjithë aktorët – avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët – kanë të drejta dhe detyrime të njëjta. Avokatët dhe prokurorët duhet të trajtohen me garanci të barabarta dhe të veprojnë me kujdes, etikë dhe profesionalizëm. Çdo masë që cenon këtë ekuilibër rrezikon besimin te drejtësia dhe sigurinë juridike të palëve.
Avokati i Popullit ka nisur procedurat për shqyrtimin e rastit, për të identifikuar problematika të përsëritura dhe për të kontribuar në përmirësimin e praktikave administrative dhe gjyqësore.
Njëkohësisht, kërkohet që organet e pavarura të drejtësisë të kryejnë një hetim të plotë dhe të paanshëm për çdo shkelje të garancive proceduriale për ushtrimin e profesionit.