Avokati I Popullit, Endrit Shabani Takon Kryetarin E Gjykatës Kushtetuese Të Kosovës: Vendimmarrjet Tuaja, Model Për Funksionimin E Shtetit Ligjor
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, Avokati i Popullit i Shqipërisë, z. Endrit Shabani, u prit në një vizitë zyrtare nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi.
Në qendër të këtij takimi ishte diskutimi mbi rëndësinë e kontrollit kushtetues dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Z. Shabani vuri theksin tek roli thelbësor që ka bashkëveprimi mes institucioneve të të drejtave të njeriut dhe atyre të drejtësisë kushtetuese, si garancia e fundit për mbrojtjen e shtetit të së drejtës.
Z. Shabani vlerësoi veçanërisht rolin e rëndësishëm që Gjykata Kushtetuese ka luajtur në ruajtjen e balancave kushtetuese në Kosovë.
Në cilësinë e Presidentit të Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), z. Shabani theksoi se "_Vendimmarrjet e gjykatës për mbrojtjen e ekuilibrit mes pushteteve kanë treguar një standard të lartë pavarësie, duke shërbyer si një model pozitiv për të gjithë rajonin"_.