22 Shtator 2025

Institucioni I Avokatit Të Popullit Përfshihet Në Një Ditë Të Hapur Për Dhurimin Vullnetar Të Gjakut


Institucioni i Avokatit të Popullit përfshihet në një ditë të hapur për dhurimin vullnetar të gjakut

Në kuadër të misionit të tij për të promovuar solidaritetin dhe përgjegjësinë shoqërore, Institucioni i Avokatit të Popullit zhvilloi sot një ditë dhurimi vullnetar të gjakut, të organizuar në ambientet e tij. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, me qëllim mbështetjen e kësaj qendre jetike për sistemin shëndetësor të vendit.

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, iu bashkua personalisht stafit të institucionit në këtë akt human, duke dhuruar gjak dhe duke përcjellë mesazhin se të dhurosh gjak do të thotë t’i japësh dikujt një shans të dytë për jetë. 

“Ky është një akt që lind nga zemra dhe kthehet në mirënjohje të pafund për ata që përfitojnë prej tij. Shpresoj që gjithnjë e më shumë qytetarë të bëhen pjesë e këtij gjesti human”, u shpreh znj. Ballanca.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën apel çdo qytetari që të mbështesë Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut përmes dhurimit vullnetar, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar gjakun e domosdoshëm për pacientët në nevojë.