8 Mars 2026

Mbrojtja E Të Drejtave Të Grave Është Mbrojtje E Shoqërisë


Mbrojtja e të drejtave të grave është mbrojtje e shoqërisë

Mbrojtja e të drejtave të grave është mbrojtje e shoqërisë.

Në këtë 8 Mars, festojmë forcën, qëndresën dhe arritjet e grave shqiptare. Avokati i Popullit mbetet aleati juaj kryesor në çdo betejë për drejtësi dhe barazi.

Në këtë sfond, ndajmë sot gjetjet e Observatorit të Femicidit pranë institucionit tonë mbi dhunën ekstreme ndaj grave dhe vajzave, si një kambanë alarmi për reflektim institucional dhe shoqëror:

Në total, gjatë katër viteve të fundit në Shqipëri janë vrarë 37 gra dhe vajza, nga të cilat 73% janë vlerësuar si femicide.

Gjatë vitit 2024 u analizuan 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave, nga të cilat:

  • Në 72% të rasteve, viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori.
  • Nga 19 autorë të identifikuar, 17 ishin burra/djem
  • Motivet kryesore lidhen me dëshirën për kontroll, xhelozinë dhe normat e thella patriarkale
  • 56 % e ngjarjeve ndodhën në zona rurale.
  • Viktimat e vitit 2024 ishin nëna të 33 fëmijëve, ku 9 prej tyre janë të mitur. 

Avokatit të Popullit rekomandon forcimin e koordinimit institucional, forcimin e vlerësimit të hershëm të rrezikut dhe monitorimit të rasteve, dhe njohjen ligjore të femicidit si një vepër penale e veçantë.

Ketu do te gjeni informacion ne lidhje me femicidin ne Shqiperi 2024