24 Tetor 2025

Avokati I Popullit Mesazh Me Rastin E 80 Vjetorit Të Krijimit Të Okb


Avokati i Popullit mesazh me rastin e 80 vjetorit të krijimit të OKB

Kombet e Bashkuara janë shembull i bindjes dhe besimit se objektivi i zhvillimit njerëzor mund të arrihet vetëm si qëllim i përbashkët.

Kjo organizatë përbën hapësirën ku sfidat globale përballen me shpresën dhe bindjen njerëzore.

Në një botë ku interesi kombëtar shpesh përplaset me atë global, OKB provon se bashkëpunimi nuk është utopi — është nevojë, detyrim dhe mundësi për ndryshim.

Aty ku ndarja duket se dominon, ajo kujton se përgjegjësia globale nuk mund të injorohet.

Prej 80 vitesh, kjo organizatë është prova se paqja, drejtësia dhe solidariteti lindin nga guximi dhe veprimet konkrete të çdo vendi.

Shqipëria, anëtare e OKB-së që prej 1955, tregon se edhe një vend i vogël mund të kontribuojë me dinjitet.