25 Prill 2021

Njoftim I Avokatit Të Popullit


NJOFTIM I AVOKATIT TË POPULLIT

Dita e votimeve ka nisur në Shqipëri. Avokati i Popullit u bashkohet thirrjeve të të gjithë aktorëve që kërkojnë një proces të qetë e të mbarë dhe u bën thirrje qytetarëve të ushtrojnë me dinjitet e pa asnjë frikë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur.

Institucioni i Avokatit të Popullit është sot i angazhuar në terren për të monitoruar që çdo qendër votimi të ofrojë kushtet e duhura për një votim të lehtë e pa pengesa për çdo qytetar, pavarësisht moshës, gjinisë, gjuhës, kufizimeve fizike etj.

Gjithashtu zyra jonë qendrore do të qëndrojë e hapur për të pritur dhe administruar çdo ankesë të qytetarëve në lidhje me ushtrimin efektiv të të drejtave të qytetarëve. Avokati i Popullit po ashtu, pranon ankesa edhe përmes emailit, telefonit apo aplikacionit tonë “Avokati i Popullit” nga çdo telefon smart.