21 Shkurt 2024

Mesazh I Avokatit Të Popullit Në Kuadër Të Ditës Ndërkombëtare Të Gjuhës Amtare


Mesazh i Avokatit të Popullit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Gëzuar Ditën e Gjuhës Amtare!

 

Ajo ka fuqinë të përbashkojë, frymëzojë dhe të mbrojë vlerat tona kulturore.

 

Në këtë ditë, le ta nderojmë gjuhën tonë amtare, duke e përdorur atë me krenari dhe duke nxitur brezat e rinj ta ruajnë me pasion dhe ta trashëgojnë këtë pasuri.

 

Gjuha amtare, përtej të qenit një mjet komunikimi, është shpirti dhe identiteti ynë kolektiv! Si shoqëri, duhet të kujdesemi për mbrojtjen e gjuhës shqipe, e cila është burim i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë sonë.

 

"Gjuha Shqipe, thesari ynë identitar - Ta festojmë, ta nderojmë, ta mbrojmë!" #GjuhaAmtare #Identiteti #Krenaria