7 Qershor 2023

Dita Botërore E Sigurisë Së Ushqimit


DITA BOTËRORE E SIGURISË SË USHQIMIT

Avokati i Popullit i nxit të gjithë aktorët dhe strukturat përgjegjëse në vendin tonë, që të rrisin përpjekjet për të siguruar për të gjithë akses në ushqim të sigurt e të shëndetshëm.

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore më 7 qershor synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime për të ndihmuar në menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) së bashku lehtësojnë respektimin e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe organizata të tjera përkatëse.

Kjo ditë ndërkombëtare është një mundësi për të forcuar përpjekjet për të garantuar që ushqimi për të gjithë njerëzit të jetë i sigurt, siguria ushqimore të bëhet normë në axhendën publike.