24 Nëntor 2023

Avokati I Popullit Solidarizohet Me Nismën Për 16 Ditët E Aktivizmit Kundër Dhunës Ndaj Grave


Avokati i Popullit solidarizohet me nismën për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Avokati i Populli i bashkohet zërit të çdo individi, komuniteti dhe organizate në angazhimin e palëkundur për të çrrënjosur të gjitha format e dhunës ndaj grave!

 

Së bashku në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, por edhe përtej këtyre ditëve, le t’i bëjmë jehonë nevojës urgjente për të thyer heshtjen dhe për të çrrënjosur frikën e stigmës nga steriotipet shoqërore.

 

Në unitet, ne mund të sjellim ndryshime të qëndrueshme ndaj le të shërbejë kjo ditë si nxitje për veprim, duke na inkurajuar të ndërtojmë një shoqëri ku dhuna ndaj grave nuk tolerohet më.