27 Tetor 2018

Avokati I Popullit Mbështet Iniciativën E Sensibilizimit Mbi Çështjet E Trafikimit Të Femrave Edhe Në Shkodër


AVOKATI I POPULLIT MBËSHTET INICIATIVËN E SENSIBILIZIMIT MBI ÇËSHTJET E TRAFIKIMIT TË FEMRAVE EDHE NË SHKODËR

 

Në ditën e dytë të aktivitetit “Handle with Care”, në Shkodër, mori pjesë komisionerja e Avokatit të Popullit, Ermonela Xhafa. E emocionur ajo përshkroi, jo vetëm anën ligjore, para nxënësve dhe studentëve, por edhe ndjesitë njerëzore duke u shprehur: “Më mirë do doja t’ju flisja me fjalë zemre se sa të futesha në detaje juridike. Të japim shembuj të nënave dhe motrave model...”. Për t’u ardhur në ndihmë viktimave te trafikimit e qenieve njerëzore është vënë në dispozicion një numër telefoni i cili mund të përdoret nga çdokush që ka për të raportuar një situatë, kjo telefonatë është pa pagesë. Studentët pranuan se nuk ishin të informuar rreth këtij fenomeni. Midis historive të shumta që u treguan nga pjesëmarrësit, një prej nxënësve, rrëfeu eksperiencën e tij më një mikeshën e tij, vetëm 13-vjeçare, të cilën e trafikoi e ëma... Nxënësi kërkoi ndihmë për të shpëtuar shoqen e tij! Pjesëmarrja e nxënësve dhe studentëve që u bënë pjesë e diskutimeve ishte intensive deri në përfundim të aktivitetit.