18 Prill 2022

Publikohet Raporti Vjetor I Avokatit Të Popullit


PUBLIKOHET RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT

Është dorëzuar javën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë Raporti Vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit.

Raporti i cili përshkruan në mënyrë të detajuar veprimtarinë e institucionit më të rëndësishëm të të Drejtave të Njeriut përfshin një sërë të dhënash, shifrash dhe statistikash që dëshmojnë numrin e ankesave të trajtuar në institucion, tipologjinë e këtyre ankesave si dhe rekomandimet që Avokati i Popullit u ka dërguar autoriteteve shtetërore në lidhje me ankesat e qytetarëve.

Përgjatë vitit 2021 i cili merret në shqyrtim gjatë këtij Raporti, janë trajtuar nga Avokati i Popullit 5837 raste që lidhen me pretendime për cënimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Rreth 460 prej këtyre çështjeve janë nisur me iniciativë nga vetë Institucioni.

Raporti i plotë me të gjitha të dhënat është i hapur për publikun dhe mund të aksesohet në faqen e Kuvendit të Shqipërisë si dhe te faqja e Avokatit të Popullit: KLIKO KETU