11 Janar 2023

Avokatja E Popullit Takohet Me Komisionerin E Lartë Të Osbe-Së Për Pakicat Kombëtare


AVOKATJA E POPULLIT TAKOHET ME KOMISIONERIN E LARTË TË OSBE-së PËR PAKICAT KOMBËTARE

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca zhvilloi një takim me një delegacion të Komisionerit të lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të kryesuar nga Komisioneri Kairat Abdrakhmanov.

Takimi kishte një qëllim prezantues për Komisionerin e Lartë mbi aktivitetet e Avokatit të Popullit në Shqipëri me synimin e prezantimit të një pasqyre mbi kontekstin e pakicave kombëtare të Shqipërisë nga këndvështrimi i institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokatja e Popullit i njohu të pranishmit me një përmbledhje të çështjeve në të cilat fokusohet institucioni kur bëhet fjalë për pakicat kombëtare, zonat ku ka vend për përmirësim brenda vendit, si dhe fusha ku mund të ketë pasur tashmë disa përmirësime.

Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, ka në sferën e veprimtarisë së tij fusha që përfshijnë Legjislacionin Kuadër për Pakicat Kombëtare, pjesëmarrjen socio-ekonomike të pakicave kombëtare, çështjet mjedisore, arsimin, pjesëmarrjen në jetën publike apo personat pa shtetësi.