8 Dhjetor 2022

Shënohet Dita Kombëtare E Rinisë


SHËNOHET DITA KOMBËTARE E RINISË

Avokati i Popullit shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të studentëve të vitit 1990 dhe rinisë shqiptare.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje që formësoi në mënyrë të pakthyeshme historinë moderne të Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës së vetëizolimit dhe sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, për shkak të perspektivës zhvillimore që ajo i hapi Shqipërisë dhe aspiratave për të ardhmen.