15 Shtator 2022

Avokati I Popullit Shënon Ditën Ndërkombëtare Të Demokracisë


AVOKATI I POPULLIT SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË DEMOKRACISË

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një stacion periodik që na kujton se rendi shoqëror ku jetojmë arrihet me meritë e nuk mund të merret si i mirëqenë.

Demokracia, kjo aspiratë e popujve prej lashtësisë greke, është sistemi ku qytetari ka zë e ku zëri i qytetarit ka peshë.

Avokati i Popullit i fton qytetarët ta bëjnë të dëgjohet zërin e tyre pasi kësisoj ia mundësojnë demokracisë sonë të re zbatimin e saj të plotë e të vërtetë.