14 Shtator 2022

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Zbatueshmëria e rekomandimeve që Avokati i Popullit dërgon në institucione të ndryshme publike në vend, mbetet ende e ulët, pavarësisht nxitjes që edhe Kuvendi ushtron në këtë drejtim.

Sipas Raportit më të fundit Vjetor të Avokatit të Popullit rezulton se nga 1256 rekomandime të adresuara vitin e fundit, vetëm 29% e tyre janë zbatuar plotësisht nga institucionet e adresuara dhe 71% janë të pazbatuara. Nga zërat e pazbatuar, për 16% e tyre institucioni nuk ka marrë asnjë përgjigje, 4.5% rezultojnë të refuzuara dhe 50.5% e tyre rezultojnë në proces zbatimi.

Rritja e zbatueshmërisë së rekomandimeve të cilat synojnë rritjen e shërbimit nga qytetarëve, respektimin e të drejtave të tyre dhe të ligjit si dhe përafrimin e standardeve tona me ato të botës demokratike, mbeten një sfidë për institucionet tona.