10 Qershor 2021

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Përveç zyrës qendrore në Tiranë, Institucioni i Avokatit të Popullit e ka zgjeruar në vite praninë e tij sa më afër qytetarëve duke hapur zyrat e tij të shërbimit në rrethe të ndryshme të vendit.

Sot zyrat rajonale të Avokatit të Popullit operojnë në shtatë qendra administrative të vendit nga Jugu në Veri.

Ato përditë presin qytetarë dhe marrin ankesat e tyre të cilat më pas u përcillen seksioneve të Avokatit të Popullit, sipas llojit të tyre.

Gjatë vitit të fundit, zyra rajonale e Pogradecit ka qenë ajo që ka përpunuar numrin më të madh të ankesave të qytetarëve e pasuar nga ajo në Sarandë dhe Berat. Ndërkohë zyra rajonale e Dropullit dhe e Shkodrës kanë qenë zyrat me më pak ankesa.

Avokati i Popullit i nxit qytetarët që edhe nëse nuk ndodhen në Tiranë, të informohen cila është zyra rajonale më e afërt me vendbanimin e tyre dhe të drejtohen atje në rast se duan të paraqesin një ankesë në lidhje me respektimin e të drejtave të tyre nga autoritetet tona zyrtare.