14 Janar 2021

Avokati I Popullit Ndihmon Në Procesin E Riatdhesimit


AVOKATI I POPULLIT NDIHMON NË PROCESIN E RIATDHESIMIT

Që nga viti 2016 Avokati i Popullit në rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës né bashkëpunim me Frontex dhe Departamenti e Kufirit dhe Emigracionit, pranë Policisë së Shtetit, monitoron operacionet e kthimit të shtetasve shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Shengen. Qëllimi i kësaj pjesëmarrjeje në operacion është për të garantuar standardet më të larta të trajtimit njerëzor dhe ligjor të shtetasve shqiptarë gjatë këtij procesi të dhimbshëm. Operacioni për rikthimin e shtetasve shqiptarë, që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet anëtare të BE, organizohet në mënyrë të ndërsjelltë nga Franca, Shqipëria dhe FRONTEX (policia e përbashkët e shteteve anëtare të BE që ndihmon në mbikqyrjen kufijve me vendet jo anëtare).

MKPT është pjesë e këtyre operacioneve të riatdhesimit, në rolin e monitoruesit kombëtar në përmbushje të Direktivës 2018/15/EC të Parlamentit Europian, për standartet e përbashkëta ndërmjet vendeve të BE-së me vendet e treta, për monitorimin e pavarur të operacioneve të kthimit të shtetasve nga BE në vendet e origjinës.