4 Maj 2020

Publikohet Raporti Vjetor 2019 I Avokatit Të Popullit


PUBLIKOHET RAPORTI VJETOR 2019 I AVOKATIT TË POPULLIT

Institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar dhe dërguar në Kuvendin e Shqipërisë Raportin Vjetor të Punës për vitin 2019. Ky raport përmbledh një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së institucionit më të madh dhe më të rëndësishëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend në përputhje me mandatin e tij kushtetues.

Në mbi 220 faqet e tij, Raporti hedh dritë mbi qasjen e institucioneve shtetërore në raport me të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, shkeljet apo abuzimet e kryera si dhe reagimin e autoriteteve zyrtare përballë hetimeve të kryera nga Avokati i Popullit dhe rekomandimeve të adresuara tek to.

Një mori të drejtash si e drejta e fjalës së lirë, e pronës, e strehimit, e tubimit paqësor, e kujdesit shëndetësor etj, janë në fokusin e këtij raporti i cili do të shqyrtohet gjatë muajve në vijim nga Kuvendi i Shqipërisë.