14 Shkurt 2020

Delegacioni I Komisionit Të Venecias, Takim Me Institucionin E Avokatit Të Popullit


DELEGACIONI I KOMISIONIT TË VENECIAS, TAKIM ME INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT

Një delegacioni i dytë i Komisionit të Venecias vizitoi sot institucionin e Avokatit të Popullit ku u prit nga Avokatja Erinda Ballanca dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.

Vizita e Komisionit të Venecias vjen në kuadrin e misionit faktmbledhës në lidhje me kërkesën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë e më pas edhe nga Presidenti i Republikës për disa aspekte të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga delegacioni në lidhje me objektin e misionit të tyre. Ajo shprehu pikëpamjet e saj në lidhje me këtë çështje me opinionet që u mbajtën shënim nga ekipi faktmbledhës.

Institucioni i Avokatit të Popullit çmon se tejzgjatja e mungesës së institucioneve të rëndësishme për Shqipërinë, siç është edhe Gjykata Kushtetuese, është e pajustifikueshme, megjithatë respektimi korrekt i rregullave dhe ligjeve në ngritjen e këtyre institucioneve është thelbësor për të garantuar që këto ngrehina institucionale të kenë themele të fortë, të shëndetshëm dhe të pakontestueshëm.

Kjo është mënyra e vetme për rikthimin e besimit të publikut te institucionet e drejtësisë në veçanti dhe autoriteti shtetëror në përgjithësi.