27 Janar 2020

Avokati I Popullit Monitoron Hedhjen E Shortit Në Prokurorinë E Posaçme Kundër Krimit Dhe Korrupsionit Dhe Në Gjykatën E Posaçme Kundër Krimit Dhe Korrupsionit


AVOKATI I POPULLIT MONITORON HEDHJEN E SHORTIT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT DHE NË GJYKATËN E POSAÇME KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

Avokati i Popullit mori pjesë në monitorimin e dy proceseve hedhjeje shorti në Prokurorinë e Posaçsme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit u hodh shorti për zgjedhjen e dy prokurorëve të posaçëm si anëtarë të Komisionit të Posaçëm për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve që do të punësohen në gjykatat e posaçme, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në Gjykatën e Posaçme u hodh shorti për zgjedhjen e një anëtari të kësaj gjykate si anëtar i të njëjtit komision të përmendur më sipër.

Avokati i Popullit është një nga ato institucione të cilave u është besuar monitorimi i procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve të posahjes së anëtarëve të komisioneve të posaçme duke shënuar edhe një tjetër dëshmi të besueshmërisë dhe integritetit të institucionit tonë.

Institucioni i Avokatit të Popullit beson se përpikmëria në ndjekjen e procedurave është një element tregues i seriozitetit të një procesi e gjithashtu edhe promovim i drejtësisë si një sistem i bazuar në paanësi.