3 Dhjetor 2019

Avokati I Popullit Viziton Fëmijët E Strehuar Në Qendrat E Pritjes Për Të Prekurit Nga Tërmeti


Avokati i Popullit viziton fëmijët e strehuar në qendrat e pritjes për të prekurit nga tërmeti

Sot, më datë 3.12.2019, institucioni i AP-së, përfaqësuar nga Komisioneri i Avokatit të Popullit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, Nejla Peka dhe ndhmëskomisionerët e SMPDF, vizituan disa nga qendrat ku janë akomoduar shumë familje me fëmijët e tyre, kryesisht banorë të qytetit të Durrësit, zona më e prekur nga tërmeti apokaliptik i datës 26 nëntorit 2019.

KMPDF dhe SMPDF kontaktuan me organizatën e shoqërisë civile Save the Children dhe përfaqësues të Urdhërit të Psikologut, të cilët kishin filluar punën për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, për të lehtësuar traumat psikologjike tek fëmijët, por jo vetëm.

Gjithashtu, takuan dhe biseduan nga afër me shumë prej familjeve, për t’i mbështetur dhe informuar me gadishmërinë e institucionit të AP-së, për të qenë pranë tyre në rastet e shkeljes së të drejtave të fëmijëve në vazhdimësi.

Kontributi ynë modest nuk është asgjë, por është gjithçka në këto momente të vështira për këta fëmijë dhe familjet e tyre!