20 Nëntor 2019

Gëzuar Ditën E Fëmijëve


Gëzuar ditën e fëmijëve

20 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ditë është themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954 dhe ka si synim të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.

Gjithashtu, në 20 nëntor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.

Fëmijët janë e ardhmja. I ushqeni dhe edukoni drejt, në mënyrë që ata kur të rriten, të jenë udhëheqës të aftë dhe ta udhëheqin botën drejt dritës.

Avokati i Popullit dhe Komisioneri i Avokatit të Popullit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve urojnë: Gëzuar Ditën e Fëmijëve!
Happy Children’s Day!