24 Qershor 2026

Avokati I Popullit I Shqipërisë, Endrit Shabani, I Shoqëruar Nga Homologët E Tij Të Kosovës Dhe Maqedonisë Së Veriut, Zhvilloi Një Takim Pune Në Komunën E Prizrenit Me Kryetarin Shaqir Totaj


Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, i shoqëruar nga homologët e tij të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, zhvilloi një takim pune në Komunën e Prizrenit me Kryetarin Shaqir Totaj

Takimi u fokusua tek të drejtat e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dy anët e kufirit.

Z. Shabani ngriti problematikat e punëtorëve sezonalë dhe shërbimet shëndetësore që qytetarët e Kukësit marrin në Prizren. Ai ngriti gjithashtu edhe çështjet mjedisore që prekin dy vendet, siç është ndotja e lumit Drin.

Edhe në kuadër të marrëveshjes së lidhur mes Avokatëve të Popullit në të trija vendet, u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi për t’ju përgjigjur nevojave të përditshme të qytetarëve në rajon.