19 Shkurt 2026
Avokati I Popullit, Z. Endrit Shabani, Vizitë Zyrtare Në Këshillin E Lartë Gjyqësor. Avokati I Popullit Dhe Klgj Forcojnë Bashkëpunimin Për Rritjen E Transparencës Dhe Aksesit Në Drejtësi
Në vijim të angazhimit për një komunikim të hapur me institucionet e drejtësisë, Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, zhvilloi sot një takim pune në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me Kryetarin, z. Ilir Rusi.
Ky takim u zhvillua në frymën e një dialogu konstruktiv, me fokus kryesor forcimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve, për të rritur standardet e transparencës në sistemin gjyqësor dhe garantimin e të drejtës për akses në drejtësi.