22 Maj 2026

Avokati I Popullit, Endrit Shabani, Priti Ambasadoren E Kanadasë, Elissa Golberg


Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti Ambasadoren e Kanadasë, Elissa Golberg

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, priti sot në një takim zyrtar Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri (jo-rezidente), znj. Elissa Golberg.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit ndanë vlerësime mbi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e institucioneve të pavarura në Shqipëri. 

Z. Shabani e njohu Ambasadoren Golberg me prioritetet aktuale të institucionit të Avokatit të Popullit, duke vënë theksin te mbrojtja e të drejtave të njeriut, rritja e transparencës publike dhe llogaridhënia institucionale.

Nga ana e saj, Ambasadorja Golberg vlerësoi vizionin e Avokatit të ri të Popullit dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur realizimin e platformës së z. Shabani.  

Palët shprehën vullnetin e plotë për të thelluar komunikimin dhe për të eksploruar projekte të përbashkëta në interes të forcimit të standardeve demokratike.