2 Korrik 2026
Avokati I Popullit Po Monitoron Nga Afër Zhvillimet E Protestës Së Sotme, Me Ekipe Në Terren, Në Spital Dhe Në Komisariate.
Në spital, ekipi ynë po verifikon gjendjen e çdo të lënduari, qytetar apo polic, dhe po garanton të drejtën e secilit për ndihmë të plotë mjekësore.
Në komisariate, ekipi ynë po verifikojnë respektimin e garancive ligjore për çdo të shoqëruar dhe të ndaluar: afatet ligjore, aksesin te avokati, njoftimin e familjarëve dhe kushtet e mbajtjes.
Po dokumentohen gjithashtu dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës.
E drejta për protestë paqësore, e drejta për shëndet dhe garancitë e lirisë personale duhet të respektohen në çdo rrethanë.