4 Qershor 2026
Avokati I Popullit Dhe Komisionerja Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi Bashkojnë Forcat Kundër Gjuhës Së Urrejtjes
Gjuha e urrejtjes në mediat sociale po prek më rëndë të rinjtë dhe komunitetet në nevojë.
Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, e ngriti këtë shqetësim në takimin me Komisioneren e re për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo).
"Mbrojtja nga diskriminimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë e njëjta luftë. Ne do ta bëjmë bashkë" -tha Z. Shabani
Të dyja institucionet do të koordinojnë punën në kuadër të Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes, me fokus prezencën në territor dhe afërsinë me qytetarin.
Z. Shabani i uroi suksese Komisioneres Tafa (Bungo) në detyrën e re dhe ofroi mbështetjen e plotë institucionale edhe përmes zyrave rajonale të Avokatit të Popullit.