1 Dhjetor 2023

Takimi I Avokates Së Popullit, Znj. Erinda Ballanca Me Homologun E Saj Slloven, Z. Peter Svetina.


Takimi i Avokates së Popullit, znj. Erinda Ballanca me homologun e saj slloven, z. Peter Svetina.

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, zhvilloi një takim me homologun e saj slloven, z. Peter Svetina.

 

Znj. Ballanca dhe z. Svetina kanë diskutuar mbi sfidat e përbashkëta në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ndërsa u fokusuan në nxitjen e bashkëpunimit dhe promovimin e nismave për të drejtat e njeriut midis dy institucioneve.

 

Të dy Avokatët e Popullit konfirmuan vullnetin e tyre për të nxitur kulturën e llogaridhënies dhe mbrojtjes së lirive themelore.

 

Znj. Ballanca po zhvillon një vizitë në Ljubljanë të Sllovenisë, në kuadër të pjesëmarrjes në një aktivitetet që analizon ndikimet e Inteligjencës Artificiale, në drejtim të të drejtave të njeriut.