Suedia Model I Mbrojtjes Së Të Drejtave Të Njeriut, Avokati I Popullit Takohet Me Ambasadorin Niklas Ström
Në vijim të takimeve diplomatike në nisje të mandatit të tij, Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, u prit nga Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, z. Niklas Ström.
Z. Shabani shpalosi vizionin e tij për promovimin e të drejtave të njeriut, duke vlerësuar Suedinë si një model ekselence prej të cilit institucioni ynë mund të marrë praktikat më të mira.
Të dy palët ranë dakord se mbrojtja e shtresave më vulnerabël të shoqërisë është kyç për suksesin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Suedia mbetet një donator i rëndësishëm dhe partner i palëkundur, duke mbështetur sektorët më të ndjeshëm në vendin tonë.
Jemi të hapur dhe plot entuziazëm për projektet e përbashkëta që na presin në të ardhmen, me qëllimin e vetëm: Mbrojtjen e dinjitetit të çdo qytetari